E shtunë, 27 Korrik, 2024

E thotë studimi: Kjo është receta magjike kundër rrudhave

- Advertisement1-

Një marrëdhënie seksuale e rregullt ndihmon ndjeshëm në reduktimin e rrudhave.

Ky është rezultati një studimi të kryer nga “National Health Services” në Britani, i cili i ka provuar hipotezat e hedhura vazhdimisht se seksi i rregullt ndihmon shumë në reduktimin e rrudhave.

- Advertisement -

Sipas studimit, seksi i rregullt ndihmon në zvogëlimin e niveleve të stresit, i cili është shkaktari kryesor i krijimit të rrudhave.

Seksologët kanë konstatuar se seksi dhe dashuria e ngadalësojnë procesin e plakjes (në këtë mënyrë edhe të rrudhave), sepse kthjellojnë mendjen, vënë çdo pjesë të trupit në lëvizje, duke ndaluar plakjen e parakohshme.

Po ashtu, rrudhat krijohen edhe për shkak të mungesës së ushtrimit fizik. Duke i vënë të gjithë muskujt në lëvizje, seksi ndihmon në të njëjtën kohë edhe qarkullimin e gjakut në vena, duke ushqyer kështu më mirë lëkurën.

Gjatë seksit të nxehtë është konstatuar se shpenzohen 560 kalori, po aq sa shpenzohen për një orë e gjysmë të stërvitjes me biçikletë dhome. Kjo, sipas studiuesve, shpjegohet me faktin se seksi është një ushtrim mjaft i mirë për trupin. Një orë seks është e barabartë me djegien e një numri të madh të kalorive gjatë punës së përditshme.

Sipas studimit, njerëzit që kanë një stil jete pasiv, që nuk ushtrohen rregullisht në palestër, janë më të rriskuar nga krijimi i rrudhave në moshë të re, ndaj duke bërë seks të rregullt do t’i sigurojnë vetes dhe partnerit një jetë më të shëndetshme.

- Advertisement -rrrrrrr

Seksi është më i bukur sesa kremrat e shtrenjtë kundër rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut, lëkura bëhet më e lëmuar dhe më e shtrënguar. Papastërtia dhe puçrrat zhduken.

Dhe, mbi të gjitha, shpjegojnë seksologët, seksi të bën shumë tërheqës dhe joshës. Kur dashuron, kuptohet që bën seks edhe më shumë e më shpesh, duke iu dhënë femrave një pamje të bukur dhe të shkëlqyeshme femrave, ndërsa meshkujve një pamje më agresive.

Kështu, nëse të janë krijuar rrudhat, arsyen mund ta kesh në krevat.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...