Sipas një studimi të Universitetit të Londrës gratë të cilat punojnë mbi 55 orë në javë rrezikohen te preken nga depresioni.
Në këtë studim në të cilin u intervistuan rreth 20,000 të rritur dhe u zbulua se gratë që punojnë mbi 55 orë në javë rrezikohen 7.3 herë më shumë të vuajnë nga depresioni në krahasim me gratë që punojnë nga 35-40 orë në javë.
Shkaqet që çojnë në përfundime të tilla janë të shumta, por sipas Gill Weston në Universitetin e Londrës, gratë që punojnë edhe gjatë fundjavave punojnë në sektorin e shërbimit dhe përballen me një nivel më të lartë stresi, që duke i shtuar edhe nivelin e ulët të pagës, përbëjnë elementët kryesorë që i shkaktojnë këtyre personave një niveli më të lartë depresioni.