Fëmijët e vegjël janë në gjendje të dallojnë veprimet imorale për të ndëshkuar ata që i kryejnë ato.
Kjo mund të tregojë se morali te qeniet njerëzore, nuk varet vetëm nga konteksti social dhe kulturor, por është i lindur. Por si ta vërtetojmë nëse, fëmijët e vegjël ende nuk mund të flasin për të komunikuar? Duke monitoruar shikimin e tyre.
Sipas një studimi të botuar në “Nature Human Behavior”, kur një fëmijë i vogël sheh dikë duke bërë diçka që ai nuk e pëlqen, ai përdor shikimin e tij për ta identifikuar dhe ndoshta, edhe për ta ndëshkuar. Për eksperimentin, studiuesit hetuan agresionin fizik duke shfaqur episode rrahjesh, edhe sepse, në të kaluarën, kërkime të tjera kanë treguar se fëmijët e vegjël mund të dallojnë viktimën nga agresori, duke shfaqur neveri ndaj këtij të fundit.
Më pas fëmijëve iu shfaq një video me dy personazhe ku njëri rrihte tjetrin. Nëpërmjet një sistemi të gjurmimit të shikimit të tyre, të vegjlit mund të kontrollonin veprimet e të dyve. Nëse vëzhgonin një personazh për një periudhë të caktuar kohe, ai përfundonte duke u zhdukur nga video. Në përfundim të eksperimentit, i cili u përsërit me disa variante, rezultoi se fëmijët kishin eliminuar një numër shumë më të madh agresorësh se sa viktima, pikërisht duke i vëzhguar për një kohë të gjatë.
Psikologu Yasuhiro Kanakogi i Universitetit të Osakës në Japoni arrin në përfundimin se:
Studimi ynë tregon se fëmijët preverbalë kanë zgjedhur të ndëshkojnë agresorin duke e ndjekur atë me shikimin e tyre. Dhe meqenëse kjo sjellje është e pranishme tek të vegjlit, ka të ngjarë që njerëzit të kenë fituar sjellje morale gjatë rrjedhës së evolucionit. Ndëshkimi i sjelljes antisociale mund të ketë evoluar si një element i rëndësishëm i bashkëpunimit njerëzor.
Nëse ëndërroni që një ditë t’i shihni fëmijët tuaj të bëhen të suksesshëm, shkencëtarët këmbëngulin se një është zgjidhja. Lërini t’ju ndihmojnë me punët e shtëpisë sa të munden dhe një ditë mund të bëhen manjatë të Teslës. Atyre mund të mos ju pëlqejë ideja, por sipas një studimi të ri të publikuar në revistën ‘Australian Occupational Therapy Journal’, fëmijët që fillojnë punën që në moshë të hershme zhvillojnë memorie më të mirë, vetëkontroll dhe aftësi të tjera që “parashikojnë” suksesin teksa piqen.