E thotë studimi: Diabeti gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në të pamurit e fëmijës suaj

- Advertisement -

Gratë shtatzëna e të cilat kanë diabet mund të kenë periudha shqetësuese në rast se diabeti mund të sjell probleme shëndetësore për shëndetin tuaj, dhe të fetusit tuaj.

- paragrafi 1 -

Sipas një studimi të fundit, është analizuar një lidhje e mundshme që ka shkaktuar diabeti gjatë shtatzënisë tek foshnjet e lindura shkruan Very Well Family.

- Advertisement -

Studimi i botuar në Diabetologia ka analizuar zhvillimin e më shumë se 2 milionë foshnjeve deri në moshën 25-vjeçare për të përcaktuar ndikimin e diabetit në shëndetin e tyre.

Gjetjet kanë treguar se fëmijët, nënat e të cilëve janë përballur me diabet, duke përfshirë tipin 1, tipin 2, kishin gjasa të përballen me probleme në të pamurit apo gabimit refraktiv (RE).

Gabimi refraktiv është një çrregullim shumë i zakonshëm i syrit, që do të thotë se syri nuk mund të fokusojë qartë imazhet nga bota e jashtme.

- Advertisement -

Por, çfarë mund të bëni gjatë shtatzënisë për të parandaluar problemet e syve?

Në rast se keni diabet dhe jeni shtatzënë, gjëja më e mirë që mund të bëni sipas ekspertëve është të jeni në kontakt me mjekun tuaj për të kontrolluar sheqerin në gjak.