Sociologen nga Shqipëria, Marsi Simo, thotë prindërit nuk duhet të shqetësohen që të shkëlqejë dëftesa, por të jetë mirë fëmija.
“Vlerësimi me “Arritje të shkëlqyera” deri në “Arritje të pamjaftueshme” janë terma që kanë zëvendësuar mirë notat, edhe pse në dëftesë shkruhet edhe me shifra”, ka thënë ajo për Albanian Education.
Sociologia Simo shton se vlerësimi është një nxitje për nxënësin, duke e vënë atë në konkurrencë me të tjerët, por jo më e rëndësishmja.
“Mendoj se prindërit nuk duhet të shqetësohen që të shkëlqejë dëftesa, por të jetë mirë fëmija. Me këtë nënkuptoj që fëmijët të realizojnë detyrat, veprimet dhe arritjet me moshën, dhe të kenë ndërtuar një vetëbesim dhe lidhje të shëndetshme me fëmijët e tjerë, mësuesit dhe më gjerë”, ka deklaruar ajo. (Albanian Education)