Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja e fëmijëve të suksesshëm në jetë nuk ndodh vetvetiu.
Në shumë raste edhe kur bën gjithçka siç duhet, gjërat mund të shkojnë keq.
kaluar para ekranit të jetë e kufizuar për fëmijët e të gjitha moshave.
“Një drejtor nxirrte të dënuarit dhe darkonte me ta”, eksperti Ervin Karamuço bën publike prapaskenat e forta: Në burgje janë dhënë urdhra për vrasje!
Ata kanë një qasje praktike për arsimin
Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Misurit, SHBA, kur prindërit përfshihen në arsimimin e fëmijëve të tyre në fillim të vitit shkollor, fëmijët kanë më pak të ngjarë të kenë probleme me fokusimin dhe sjelljen më vonë gjatë vitit.
Prindërit e fëmijëve më të suksesshëm,kanë si prioritet ndihmën ndaj fëmijëve në realizimin e detyrave të shtëpisë, komunikimin e rregullt me mësuesit, pjesëmarrjen në aktivitetet e shkollës, angazhimin në punë vullnetare në shkollë, dhe përfshirjen në këshillat e prindërve.
“Përveçse ka më pak të ngjarë që ata të kenë probleme emocionale apo të sjelljes në klasë, ne zbuluam gjithashtu se studentët me prindër të angazhuar më shumë me fëmijët, e përfunduan vitin shkollor me aftësi më të mira shoqërore, dhe ishin në gjendje të përqendroheshin më lehtë në detyrat e tyre”-thotë Tajler Smith, bashkëpunëtor i studimit në Kolegjin e Edukimit të Universitetit të Misurit. “Kjo do të thotë që kur prindërit përfshihen më shumë në shkollimin e fëmijës, përfitimet për fëmijën e tyre rriten me kalimin e kohës”- theksoi Smith.