E diel, 19 Janar, 2025

E thotë hulumtimi: Mbi 40% e nxënësve në Kosovë qëndrojnë online mbi 3 orë gjatë ditës

- Advertisement1-

Gati gjysma e nxënësve në Kosovë apo 40.1% qëndrojnë online mbi 3 orë gjatë ditës, ndërsa 24.1% e tyre s’kanë asnjë kufizim nga prindërit, përderisa rreth 20 përqind të nxënësve të klasave të 5-ta rrinë më shumë 5 orë në ditë mediet sociale.

Kështu thotë një hulumtim i realizuar nga dy profesorët e Departamentit të Gazetarisë, Arben Fetoshi dhe Faton Ismajli, dhe mbështetur nga SBASHK-u, me titull ndikimi i medieve sociale të nxënësit në Kosovë – një studim nga perspektiva e mësimdhënësve, hulumtim nga i cili dolën rekomandime për prindërit, mësimdhënësit dhe institucionet përgjegjëse.

- Advertisement -

“Në mjedisin e shtëpisë, nxënësit të ndjejnë qasje të balancuar të ndërmjetësimit nga prindërit dhe të nxiten drejt përdorimit edukativ të teknologjisë digjitale. Në mjedisin e shkollës, nxënësit t’i ndjejnë benefitet e medieve nga ndërveprimi me mësimdhënësit, përmes aplikimit funksional që nxit mendimin kritik dhe përmirëson aftësitë digjitale; Mbikëqyrje, kufizime dhe kontroll të harmonizuar sa i përket llojit, përmbajtjeve dhe kohës së përdorimit të medieve, si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mësimdhënës-prindër”, ka thënë profesor Arben Fetoshi.

“I kemi pyet fëmijët se çka ju intereson në mediet sociale 35.8% e nxënësve të anketuar janë deklaruar për përmbajtjet me humor, 26.3% për argëtim dhe lojë, 24.7% për përmbajtjet edukuese, 9.5% për përmbajtjet në trend / virale dhe 3.7% për përmbajtjet me dhunë. Pra, një pjesë e fëmijëve, janë përgjigjur shikojnë edhe dhunë”, ka thënë profesori Faton Ismajli.

Shefi i Departamentit të Gazetarisë, Muhamet Jahiri e vlerësoi edukimin medial si urgjencë kombëtare, për shkak çrregullimit informativ me përmasa shqetësuese.

Edhe Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit që, bazuar në gjetjet e hulumtimit të prezantuar nga Departamenti i Gazetarisë, ta përfshijë edukimin medial si lëndë obligative në sistemin fillor në Kosovë. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...