E martë, 25 Shkurt, 2025

E thotë eksperti i arsimit: Të rishikohet Ligji për greva, mund të përsëriten situata të tilla

- Advertisement1-

Drejtori ekzekutiv i Institutit Edguard, Rinor Qehaja tha se mund të ripërsëriten greva të tilla në arsim nëse nuk rishikohet Ligji për Greva.

Sipas tij, dëmi i shkaktuar nga greva në arsim, duhet të jetë debati i radhës që duhet diskutuar në nivel nacional.

- Advertisement -

“Është për keqardhje që është dashur të kalojë 1 muaj për t’u rikthyer në të njëjtën situatë si para 25 gushtit. Ky reflektim i mësimdhënësve shpresoj që të kthehet në një vendim pro rikthimit në proces mësimor. Dëmi që është shkaktuar nga kjo periudh, është debati i radhës që duhet të nxitet në nivel nacional. Frika jonë është që të riciklohet tërë situata, dhe do të ndodhë përsëri në qoftë se nuk rishikohet Ligji për Greva”, tha Qehaja në emisionin “Infonata”.

Qehaja në Tëvë1 vlerëson se një numër shumë i madh i mësimdhënësve janë të interesuar për rikthim të procesit mësimor.

“Më e rëndësishmja është se vet mësimdhënësit janë të vetëdijshëm për dëmin që kjo situatë është duke ju shkaktuar nxënësve”, tha tutje ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...