E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

E thotë avokati i njohur: Drejtoresha e shkollës në Gjakovë po kërcënohet me jetë bashkë me fëmijë, nuk po reagon askush

- Advertisement1-

Një vendim i Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, për të vendosur simbole ndaluese për vendosjen e shamisë në shkollë, ka nxitur reagime duke rikthyer sërish në qendër të vëmendjes debatin për lejimin apo jo të mbajtjes së shamisë nga nxënësit.

Lidhur me këtë vendim, tash e disa ditë pre e kërcënimeve të shumta ka qenë drejtoresha e kësaj shkolle, Florentina Gjergjaj.

- Advertisement -

Kështu ka bërë të ditur avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se pre e kërcënimeve me jetë janë edhe pjesëtarët e familjes së Gjergjajt.

Koci tutje ka theksuar se shkaku i këtyre kërcënimeve familja Gjergjaj nuk ka dalë nga shtëpia dhe se të njëjtit po mendojnë ta lëshojnë Kosovën.

Përveç kësaj, Koci ka thënë se lidhur me këto kërcënime, deri tash nuk ka pasur reagime nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e as kryetari Ardian Gjini e kryetarë të partive.

Postimi i plotë i Kocit:

Kërcënimet me jetë ndaj drejtoreshës Florentina Gjergjaj dhe fëmijëve të saj, janë të papranueshme.

Ka disa ditë që:

- Advertisement -rrrrrrr

– Drejtoresha kërcënohet me jetë;

– Fotoja e fëmijëve qarkullon në rrjete sociale, me kërcënime direkte në stilin: “Ta dijmë shtëpinë”;

– Në rrjete sociale kërkohet haptazi që t’i hidhet acid në fytyrë;
Për shkak të kërcënimeve serioze, të orkestruara dhe të vazhdueshme:

– Familja Gjergjaj ka dalë prej shtëpisë;

– Fëmijët nuk po shkojnë në shkollë;

– Po mendojnë seriozisht ta lëshojnë Kosovën.

Prandaj, nëse dikush mendon që drejtoresha ka bërë shkelje, le të inicion procedurë para organeve kompetente.

Kërcënimet brutale ndaj një familjeje, janë të pa tolerueshme.

Njëjtë është e pa tolerueshme që deri tani, nuk kanë reaguar ndaj këtyre kërcënimeve as presidentja, as kryeministri, as kryetari i komunës e as kryetarët e partive politike.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, shembull i bukurisë dhe kreativitetit për 28 Nëntor

Shkolla “Pjetër Bogdani” në Prishtinë është shndërruar në një shembull të bukurisë dhe kreativitetit. Çdo...

Pensionohet profesori Bahri Hajredini nga Mitrovica

Profesori Bahri Hajredini, një figurë e nderuar dhe udhëheqës i shumë brezave nxënësish, del...

Shkolla “Mid’hat Frashëri” në Krajk të Hasit feston në mënyrë madhështore 28 Nëntorin

Fëmijët e klasës përgatitore të SHFMU "Mid'hat Frashëri" Krajk -Has me edukatoret e tyre...

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...