E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

E thotë avokati: Do të kontribuoj që Ligji i Pagave të rrëzohet nga Kushtetuesja

- Advertisement1-

Ligji i Pagave këtë të premte si shumë ligje të tjera të kësaj shumice parlamentare, përfundoi në Gjykatën Kushtetuese.

Ishte institucioni i Avokatit të Popullit, i cili pas më shumë se 100 ankesave që mori nga institucione të ndryshme, vendosi që Ligjin ta konstestoj në Kushtetuese.

- Advertisement -

Pas këtij veprimi të Avokatit të Popullit, kjo temë është rihapur sërish në debatin publik.

Anipse nuk e dërguan ligjin në Kushtetuese, partitë opozitare kanë filluar kritikat e tyre drejt Qeverisë në lidhje me hartimin e këtij ligji.

Avokati i PDK-së, Faton Fetahu, ka treguar se pse sipas tij, Kushtetuesja do ta anulojë këtë ligj.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se për këtë çështje veçse ishte përgatitur që nëse Avokati i Popullit heziton, kjo të ndodh përmes deputetëve. Madje Fetahu ka thënë se do të dërgojë edhe komentet e tij në gjykatë.

“Nëse s’do ta bënte IAP, brenda afatit do ta dërgonin deputetët. Madje, rastin e kam përgatitur shumë javë më parë. Dje e sigurova edhe kërkesën e IAP të dërguar në Gjykatën Kushtetuese.” – ka thënë Fetahu.

Ai gjithashtu thotë se u nda i kënaqur për faktin se ky ligj u kontestua në Kushtetuese por jo edhe me cilësinë e parashtrimit të këtyre pretendimeve.

- Advertisement -rrrrrrr

“E lexova dhe u zhgënjeva me cilësinë e parashtrimit të pretendimeve. Me argumentet gjysmake dhe periferike që ishin ngritur.Kritika ime koinsiston për cilësinë e kërkesës, e cila si tillë, lë shumë për të dëshiruar. Por, jam i bindur thellë që jo vetëm do pranohet për shqyrtim në merita por edhe do të konstatohen disa shkelje kushtetuese. Kjo, falë besnikërisë që ka gjykata ndaj vlerave e parimeve demokratike e ndaj jurisprudencës së vetë dhe asaj evopiane. Por, besoj shumë (në këtë rast) edhe ndaj komenteve dhe pretendimeve që do ti shkojnë nga palët e përfshira – përveç tjerësh – edhe nga grupi parlamentar i PDK, ku autori i këtyre rreshtave do të kujdeset për një gjë të tillë.”

Tutje Fetahu është shprehur i bindur se ky ligj nuk do të kaloj. Ai gjithashtu ka bër të ditur se PDK, do t’i kontestoj nenet e veçanta, por jo edhe ligjin në tërësi.

“Ligji i kontestuar nuk ka arritur të sigurojë “pagë të barabartë për punë të barabartë”, në të gjithë sektorin publik. Po ashtu, Ligji i kontestuar ka krijuar një situatë divergjente për pozita të barasvlershme në radhët e shumë kategorive të zyrtarëve publikë sepse në nivelet e ndryshme pozitat e njëjta apo të krahasueshme janë vlerësuar me nivele të ndryshme të pagave, pa marrë për bazë arsimin dhe kualifikimet profesionale. Konisderoj se përmes këtij ligji, kategori të tëra të zyrtarëve publikë janë subjekt i trajtimit të pabarabartë dhe diskriminimit që për rrjedhojë, besoj që do të konstatohen shkelje të neneve 7 dhe 24 të Kushtetutës dhe neneve përkatëse të instrumenteve ndërkombëtare të cilat zbatohen drejtpërsëdrejti në shtetin tonë. Këtu nuk po flas për shkeljet flagrante kushtetese që jam i bindur se do të konstatohen në raport edhe me sistemin e drejtësisë. Sepse lista e tyre po ashtu është shumë e gjatë siç është janë të qarta pëpjekjet dëshpëruese të kësaj qeverie për ta rrënuar pavarësinë e këtij pushteti, qoftë edhe duke ua zbritur pagat deri në 100%. Prandaj, ky ligj nuk do të kaloj. Më e pakta mund të kaloj pjesërisht në mënyrë që të mos dëmtohen edhe ata pak zyrtarë që kanë përfituar nje rritje sado të vogël. Ne do të kontestojmë nene konkrete por jo ligjin në tërësi.”- ka përfunduar Avokati i PDK-së.

Avokati i Popullit
IAP, që e dëgoi Ligjin në Kushtetuese, ka pasur kritikat e veta qysh në procesin e bërjes së ligjit, që sipas tyre nuk ka qenë as transparent e as demokratik

“Më 5 shkurt 2023, pas një procesi, i cili, sipas Avokatit të Popullit, nuk ka qenë një proces transparent, i përgjegjshëm dhe as demokratik, Ligji i kontestuar ka hyrë në fuqi. Për më tepër, Avokati i Popullit vlerëson se ky ligj nuk e bart frymën e Aktgjykimit KO219/19, në kuptimin e parimit të ndarjes së pushteteve, kontrollit e balancimit mes tyre, në kuptimin e ruajtjes së pavarësisë së institucioneve të pavarura kushtetuese, në kuptimin e sundimit të ligjit, në veçanti parimin e barazisë para ligjit, si dhe në kuptimin e mbrojtjes të së drejtës së pronës të subjekteve në sektorin publik.”- thuhet në fillim të parashtrimit.

Avokati i Popullit gjithashtu ka vlerësuar se Ligji i kontestuar në përgjithësi ka krijuar një situatë divergjente, ku të gjithë të punësuarit nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë as me rastin e uljes dhe as me rastin e ngritjes së pagave.

“Avokati i Popullit vlerëson se ulja dhe rritja e pagave duket se nuk janë bazuar në një vlerësim të mirëfilltë paraprak dhe as në një sistem linear, madje as përbrenda sektorëve të caktuar, që ka rezultuar që disa punonjës të pësonin ulje, e disa të tjerë rritje të pagave, madje edhe përbrenda së njëjtës organizatë.”

Shqetësuese sipas Institucionit të Avokatit të Popullit mbetet fakti se ulja e pagave u bë në mënyrë arbitrare, pa u plotësuar as kushtet e përcaktuara me vetë këtë Ligj.

“Për këto arsye dhe për ato të cilat Avokati i Popullit i ka argumentuar me rastin e trajtimit të ankesave dhe analizës së Ligjit të kontestuar, ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të Ligjit të kontestuar.” – është thënë nga ky Institucion.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet profesori Bahri Hajredini nga Mitrovica

Profesori Bahri Hajredini, një figurë e nderuar dhe udhëheqës i shumë brezave nxënësish, del...

Shkolla “Mid’hat Frashëri” në Krajk të Hasit feston në mënyrë madhështore 28 Nëntorin

Fëmijët e klasës përgatitore të SHFMU "Mid'hat Frashëri" Krajk -Has me edukatoret e tyre...

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...