E premte, 13 Dhjetor, 2024

E thonë studimet e reja: Një nga 6 fëmijë është duke pasur probleme me shëndetin si shkak e pandemisë

- Advertisement1-

Si pasojë e ndryshimit drastik që ka pasur jeta e secilit person vitin e fundit, fëmijët janë duke u përballur me shumë probleme.


Një nga gjashtë fëmijë është duke pasur vështirësi me shëndetin mendorë si rezultat i pandemisë, kanë gjetur studimet më të reja, shkruan “DailyMail”.

- Advertisement -

Në raport thuhet se adoleshentët dhe fëmijët janë duke u ndjerë të çorientuar nga pandemia teksa shumica e prindërve po përpiqen të ndihmojnë fëmijët e tyre me shkollimin online

Duke marrë parasysh se problemet me shëndetin mendorë mund të shkaktohen shumë lehtë si pasojë e stresit, ankthit, izolimit dhe mungesës së aktivitetit dhe socializmit, pasojat do të vërehen edhe pasi të kaloj gjendja pandemike.

Fëmijët që janë duke u përballur me këtë situatë, me shumë gjasë do të jenë shumë më të rrezikuar nga depresioni në të ardhmen, apo çrregullimet e personalitetit.

Shumë prindër kanë raportuar të kenë vërejtur ndryshime në sjelljen dhe disponimin e fëmijëve, duke thënë se ata janë bërë më agresiv, nevrik dhe të trishtuar që kur ka filluar pandemia.

Gjithashtu shumë fëmijë po kanë probleme me shkollën, duke marrë parasysh se shkollimi online nuk është aq efikas sa ai në shkolla.

Fëmijët kanë një nevojë të madhe që të jenë në kontakt me fëmijë të tjerë, të socializohen në mënyrë që të drejtojnë një jetë normale, dhe mungesa e socializimit po qon drejt izolimit në vete.

- Advertisement -rrrrrrr

Para pandemisë, rreth 1 nga 25 fëmijë kishte nevojë për ndihmë të shërbimeve të shëndetit mendorë, ndërsa tani shifra është rritur në 1 nga 6 fëmijë.

Edhe pse fëmijët nuk janë të vetmit që përballen me këto probleme të shëndetit mendorë, ata po pësojnë rëndë sepse ndryshe nga një i rritur, ata nuk dinë ta menaxhojnë situatën dhe emocionet e veta.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...