E premte, 22 Nëntor, 2024

“E solla në Londër për një jetë më të mirë” – Rrëqeth nëna që i vranë djalin: Tani po e kthej në arkivol

- Advertisement1-

Angli- Rrëqethin fjalët e nënës nga Rumania, e cila humbi të birin 16-vjeçar nga një sulm me thikë në Londër. Mes lotësh e ëma e adoleshentit të vrarë thotë se Londra është qytet i rrezikshëm.

16-vjeçari, Elvis Nacu, u vra për vdekje me thikë mbrëmjen e 30 dhjetorit

- Advertisement -

Elvisi u transferua në Londër me mamin, babin dhe vëllanë e tij tre vjeç në moshën shtatë vjeçare.

Tashmë e ëma e 16-vjeçarit shprehet e penduar që vendosi të rrisë fëmijët e saj në Londër.

“E solla këtu kur ishte shtatë vjeç për t’i dhënë një të ardhme më të mirë, tani ai do të kthehet në Rumani në një arkivol”, tha nëna për The Sun.

“Ai e donte muzikën, shikonte filma dhe luante shumë me vëllain e vogël. Ishte fëmijë i qetë dhe kurrë nuk kishte krijuar probleme në shkollë. Dua të iki nga ky vend sa më parë. Nuk do të kthehem më këtu dhe u them dhe familjeve me fëmijë që mendojnë të vijnë këtu për një jetë më të mirë, të mos ta bëjnë”, u shpreh nëna e 16-vjerçarit.

Mediet e huaja raportojnë se një 16-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore është paraqitur në Gjykatë më 4 janar, pasi akuzohet për vrasjen e Elvisit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...