- Advertisement1-
Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë fshatra të vendit, dhe disa shkolla në Istog edhe nuk kanë mbajtur sot mësim.
Por ka raste kur për shkak të dëmtimit të urave po u rrezikohet jeta nxënësve që po shkojnë në shkollë.
- Advertisement -
Xhemajl Ukaj, përfaqësues i fshatit Vranoc i Vogël nga komuna e Deçanit, ka treguar për rrezikun që po kalojnë nxënësit e këtij fshati për të shkuar në shkollë.
Ai tregon se 30-35 nxënës çdo ditë kalojnë nga kjo urë për të shkuar në shkollë që të vijojnë mësimin.
“Sot prindërit është dashur të kujdesen më shumë për fëmijët, kurse disa fëmijë, nga frika e shembjes së urës, nuk e kanë vijuar fare mësimin”, thotë Ukaj.