Ditëve të sotme, fillimi ose mesi i të tridhjetave është një moshë shumë e zakonshme për t’u bërë prindër për herë të parë, pse jo edhe gjyshër.
Jenni Medlam, tani 34 vjeçe, nga Hull dhe burri i saj Richard, 35 vjeç, janë bërë gjyshër për herë të parë pas ardhjes së foshnjës Isla-May në qershor.
Zinxhiri i ngjarjeve filloi kur Jenn lindi vajzën e parë, Charmaine, teksa ishte vetëm 17 vjeç.
Pastaj, kur Charmaine ishte 16 vjeç, ajo i tha nënës së saj se ishte shtatzënë. Pasi kishte kaluar vetë një shtatzëni të re, Jenni mbështeti vajzën e saj.
“Kur jemi jashtë me mbesën, të gjithë mendojnë se ajo është e imja”, tha Jenni. “Kur ju tregojmë se ne jemi gjyshërit e saj, njerëzit tronditen. Shumica prej tyre nuk na besojnë”.
“Kur Charmaine na tha se ajo ishte shtatzënë dhe se ne do të bëheshim gjyshër, u tron’ditëm vërtetë”, deklaroi ajo.
Pasi u bë vetë një nënë adoleshente, Jenni, e cila gjithashtu ka dy vajza të tjera, Chelsey, 13 vjeç, dhe Scarlett, 10, nuk kishte një rrjet mbështetës për ta ndihmuar atë përmes saj dhe ajo thotë se ishte shumë e iz’oluar.
Jenni nuk donte që vajza e saj të kishte të njëjtën përvojë si ajo, dhe u zotua ta mbështeste. “E dija saktësisht se si do të ndihej Charmaine kur më tha se është shtatzënë.
Por unë i thashë se do të jem përkrahja e saj. Ajo është tani një nënë e jashtëzakonshme dhe mendoj se ka bërë lidhjen mes meje dhe Charmaine edhe më të fortë.
Mendoj se ajo tani ka më shumë respekt për mua si nëna e saj. Ne të gjithë jetojmë bashkë nën një çati, gjë që është e mrekullueshme”, tha ajo.