E diel, 24 Nëntor, 2024

E rrallë: Njihuni me “nëntëjnakë”

- Advertisement1-

Pesë muaj më parë, lajmi i lindjes rekord në Marok, ku një 25-vjeçare lindi 9 fëmijë përnjëherë, habiti opinionin publik, madje shumë ishin ata që u treguan skeptikë që diçka e tillë të kishte ndodhur vërtetë.


Por sot për herë të parë kanë dalë fotografitë e “nëntënjakëve”, të rritur tashmë, dhe pamja është befasuese, jo vetëm për numrin e tyre, por edhe për shëndetin që gëzojnë.

- Advertisement -

4 meshkujt dhe 5 femrat u futën në inkubatorë dhe u mbikëqyrën ditë e natë nga një ekip mjekësh. Sot fëmijët e Halimës dhe Kaderit, çiftit nga Mali të cilit iu mbush shtëpia, duken në gjendje optimale edhe pse lindën para kohe dhe me një peshë që nuk tejkalonte 1 kilogram.

Prindërit thonë se familja e madhe, në vetvete sa një ekip futbolli, mund të kthehet në shtëpinë tyre në Timbuktu për pak ditë, ku për momentin mjaftojnë 3 dhomat dhe kuzhina në pronësi.

Deri më tani, edhe për shkak të jehonës së madhe në mediat botërore, shpenzimet dhe burimet njerëzore për të mbajtur fëmijët janë paguar nga spitali në Marok, dhe pjesërisht nga qeveria e Malit, që do të vijojë të ndihmojë çiftin që çdo ditë i duhet të përdorë rreth 100 bebelina dhe të paktën 6 litra qumësht.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...