E rrallë: Nëna e re lind vajzën që ‘duket më e vjetër se ajo’

- Advertisement -

Një nënë e re është bërë virale pasi lindi një vajzë që ‘duket më e vjetër se ajo’ pasi fëmija erdhi në jetë me një gjendje jashtëzakonisht të rrallë.

- paragrafi 1 -

20 vjeçarja mirëpritur vajzën muajin e kaluar.

- Advertisement -

Mjekët i thanë nënës së re se foshnja e saj vuan ‘progeria’, e cila ndryshe quhet edhe si Hutchinson-Gilford. Është një çrregullim gjenetik jashtëzakonisht i rrallë, progresiv që i bën fëmijët të plaken me shpejtësi duke filluar në vitet e para të jetës së tyre.

Mediat lokale raportuan të hënën se gruaja e re lindi në shtëpinë e saj në qytetin e vogël Libode në provincën e Kepit Lindor, në Afrikën e Jugut. Pasi vajza lindi me duar të deformuara dhe lëkurë të rrudhur, ajo dhe nëna e saj u dërguan në spital, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.