Mbase nuk hasim shpesh në kërkesa të tilla, por ja që janë të vërteta dhe për më tepër, shyqyr që janë!
Dioni dhe Gresa, të dy studentë, i kanë shkuar në zyre drejtorit të DKRS-së, Atdhe Rama, me synimin e vetëm: Biblioteka të punojë me orar më të gjatë!
Sigurisht se kjo kërkesë e rrallë është miratuar nga drejtori Rama.
Inkurajojmë studentët e të tjerë nxënës poashtu që ta shfrytëzojnë asetin komunal dhe t’i ndjekin ëndrrat e tyre përmes shkencës e jo llafeve idioteske që mund t’i dëgjojnë rrugës.

/Marrë nga Rahoveci n’Fokus