Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë jep lajmin e hidhur për vdekjen e 3 fëmijëve: Tri banka shkollore do mbesin të zbrazta

- Advertisement -

Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën në orët e vona në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë janë gjetur të vdekur në një shtëpi të pabanuar.

Vdekja e të miturve është konstatuar në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

Vdekjen e tre fëmijëve e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi e cila ka shkruar se tre banka shkollore do mbeten të zbrazëta.

“😪Lajm i trishtë sonte nga fshati Shqiponjë.
Tre jetë të humbura, tre banka shkolle të zbrazta e zemrat tona të thyera 💔”, ka shkeuar ajo. /AlbanianEducation.net/.