Shkolla “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë ka bërë të ditur se në ambientet e saj janë regjistruar raste të shkatërrimit dhe vjedhjes së pronës shkollore.
Sipas njoftimit, këto incidente kanë dëmtuar pajisje dhe infrastrukturë të shkollës, duke ndikuar negativisht në kushtet e zhvillimit të procesit mësimor.
Drejtuesit e institucionit theksojnë se prona shkollore është pasuri e përbashkët dhe pjesë e komunitetit, e ndërtuar dhe e mirëmbajtur me përpjekjet e nxënësve, stafit arsimor dhe prindërve.
Shkolla u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe përgjegjësi, me qëllim parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së mjediseve arsimore.



Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Me keqardhje të thellë njoftojmë se në shkollën tonë kanë ndodhur raste të shkatërrimit dhe vjedhjes së pronës shkollore nga huliganët.
Këto veprime janë të papranueshme dhe dëmtojnë drejtpërdrejt kushtet e mësimit dhe edukimit të nxënësve tanë.
Shkolla është pronë e përbashkët dhe pasuri e komunitetit. Çdo dëmtim i saj cenon përpjekjet e nxënësve,stafit dhe prindërve që çdo ditë punojnë për një mjedis të sigurt dhe dinjitoz arsimor.
Apelojmë tek të gjithë qytetarët për përgjegjësi dhe bashkëpunim, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.
Ruajtja e shkollës është detyrë e përbashkët dhe përgjegjësi qytetare.
Faleminderit për mirëkuptimin