E rëndë: Theret për vdekje nxënësi 14-vjeçar në Prishtinë

- Advertisement -

Një i ri 14 vjeçar ka vdekur pas plagëve të marra nga therja me thikë gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

- paragrafi 1 -

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK për trajtim.

- Advertisement -

I njëjti raportohet se është nxënës i shkollës “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

- Advertisement -

Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij.

Vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.