E hënë, 24 Shkurt, 2025

E rëndë: Nxënësi masakron me thikë dhe sëpatë dy gra në shkollë

- Advertisement1-

Dy gra kanë mbetur viktima ta pas një sulmi në një shkollë në qytetin e Malmos, Suedi.

Dyshohet se autori është një nxënës 18-vjeçar, i cili sipas raportimeve të medieve vendase ka qenë i armatosur me thikë dhe sëpatë. Policia nuk ka dhënë më shumë detaj nga ngjarja e rëndë, por ka thënë se dy gratë kanë qenë punonjëse në shkollë.

- Advertisement -

Ato janë dërguar në spital por nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra.

Rreth 50 persona, nxënës dhe mësues, kanë qenë në ndërtesë kur ka ndodhur sulmi. Policia ka evakuuar shkollën, ndërsa ka bërë hetimet e para nga të cilat nuk ka pasur prova për persona të tjerë të përfshirë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...