E diel, 2 Mars, 2025

E rëndë: Nxënësi 17-vjeçar i shkollës “Gjin Gazulli” ther me thikë shokun

- Advertisement1-

Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë kalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë.

Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku mbeti i therur me thikë një nxënës.

- Advertisement -

Këtë herë në rast janë përfshirë një 17 dhe një 18-vjeçar, nxënës të shkollës së mesme “Gjin Gazulli”, që dyshohet se u kapën për motive akoma të panjohura, me ç’rast përleshja eskaloi deri në përdorimin e thikës.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima 18-vjeçar është dërguar në gjendje në spital dhe sipas informacioneve të para ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në anën tjetër, i dyshuari 17-vjeçar, është arrestuar nga Policia dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të caktohet masa e ndalimit për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Armbajtje pa leje”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrahman Jasharaj: Nëse s’ka dialog me Qeverinë, ka protesta e greva

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK) Rrahman Jasharaj po...

Shkolla “Dëshmorët e Qyqavicës” në Çirez të Skenderajt shënon ditën e saj

Shkolla "Dëshmorët e Qyqavicës", në Çirez të Skenderaj më 1 mars ka shënuar ditën...

Nxënësit e shkollës “Shkëndija” në Hajvali vizitojnë Cineplexxin – shikojnë filmat e preferuar

Nxënësit nga klasa e parë deri të pestën të shkollës "Shkëndija" në Hajvali kanë...

Nga nxënës i shkollës “Shkëndija” në mësimdhënës të përkushtuar – Valdrin Rrahmani

Valdrin Rrahmani, i lindur më 27 tetor 1996, është një shembull i shkëlqyer i...