E rëndë në SHBA: Prindërit i harrojnë në makinë për 9 orë, gjenden të vdekura 2 foshnjet binjake

- Advertisement -

Dy foshnje 20-muajshe, të quajtur Byrson dhe Brayden janë gjetur të vdekur brenda makinës në Karolinën e Jugut në SHBA.

- paragrafi 1 -

Binjakët u gjetën të vdekur brenda një makine në parkingun e Qendrës së Kujdesit Ditor të Karolinës së Jugut, tha mjekja ligjore i Qarkut Richland.

- Advertisement -

Zbulimi u bë të mërkurën në mbrëmje pas orës 5:30 në Akademinë e Mësimit të Hershëm të Sunshine House në Blythwood.

Shërbimet mjekësore urgjente mbërritën në vendngjarje rreth 10 minuta më vonë dhe shpallën fëmijët e vdekur, tha mjekja ligjore Naida Rutherford në një konferencë shtypi të enjten.

Autoritetet besojnë se Bryson dhe Braden McDaniel, ndodheshin në automjet për më shumë se nëntë orë.

- Advertisement -

Rutherford tha se ata u gjetën në sediljen e pasme të automjetit.