E rëndë: Lanë foshnjën me ujë të nxehtë, duke i shkaktuar vdekjen, arrestohet nëna e gjyshja

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi. Nënë e bijë akuzohen se kanë larë në ujë të nxehtë foshnjën 15 muajshe dhe për pasojë kjo e fundit ka ndërruar jetë.

Mendohet se nëna e të miturës dhe gjyshja e saj, e lanë foshnjën vajzën me ujë të nxehtë duke i shkaktuar edhe vdekjen.

- Advertisement -

Pasi e parë situatën e rëndë, nënë e bijë kanë dërguar në spital foshnjën, por kjo e fundit nuk mundi të mbijetonte.

Të dyja, nënë e bijë tashmë ndodhen pas hekurave për neglizhencë ndaj të miturës.