E rëndë: I zhdukur prej ditësh, gjendet i pajetë 4-vjeçari

- Advertisement -

Trupi i një 4-vjeçari është gjetur pa jetë në Belgjikë. Sipas mediave vendase mësohet se 4-vjeçari prej ditësh isht shpallur i zhdukur nga autoritetet.

- paragrafi 1 -

Dean Verberckmoes u raportua i zhdukur nga familja e tij. Të hënën policia zbuloi trupin e tij në një ishull artificial në provincën Zeeland të Holandës. Dean Verberckmoes kishte qëndruar me miqtë e familjes përpara se të raportohej i zhdukur.

- Advertisement -

Në lidhje me ngjarjen, policia vendase njoftoi se ka vënë në pranga një belg 34-vjeçar, i cili u kap në qytetin holandez Meerkerk, rreth 120 kilometra (60 milje) në verilindje të vendit ku u gjet trupi i djalit.

Në deklaratën e bërë policia tha se i dyshuari dhe djali u panë për herë të fundit të mërkurën në qytetin belg të Sint Niklaas, pranë Antëerpen.