E rëndë: Edukatorja ushtron dhunë ndaj fëmijës, largohet nga puna

- Advertisement -

Një edukatore në një kopsht privat ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije në Mitrovicë.

- paragrafi 1 -

Ministrja Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

- Advertisement -

Postimi  i saj:

Dhuna është e patolerueshme dhe e dënueshme.

Me keqardhje kemi pranuar lajmin për rastin e ndodhur në një Kopsht privat në Mitrovicë, për dhunën e ushtruar ndaj një fëmije nga një edukatore e këtij kopshti.

- Advertisement -

Menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

Sipas legjislacionit në fuqi, dhuna është e dënueshme dhe rasti tashmë është denoncuar edhe në organet e hetuesisë.

Uroj që ky të jetë rasti i fundit i ngjashëm në cilindo institucion edukativo-arsimor dhe përgjithësisht i dhunës ndaj fëmijëve.

Si ministre e Arsimit zotohem se do të jemi të pakompromis ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj fëmijëve.