E rëndë: Edhe një vajzë nga Kosova në mesin e nxënësve të vrarë sot në Austri

- Advertisement -

Në mesin e viktimave të vrarë sot nga sulmi në një shkollë në Austri, tashmë është konfirmuar se është edhe një vajzë nga Kosova.

- paragrafi 1 -

Sot në Graz të Austrisë, u vranë dhjetë nxënës në një shkollë, ndërsa në mesin e tyre, është edhe L.B. nga Vitia.

- Advertisement -

Ajo vijonte mësimet në të njëjtin institucion ku sot ndodhi krimi.

 

 

- Advertisement -

Njoftimin e ka dhënë kryetari i Vitisë, Sokol Haliti:

E nderuara familje Bajrami

Me pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Leas nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri.

Kjo ngjarje e rëndë na ka prekur të gjithëve thellësisht. Humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne.

Poashtu i shpreh ngushëllime edhe mikes time,kryetares së Grazit Elke Kahr

Në emër të Komunës së Vitisë dhe të qytetarëve tanë, ju shpreh ngushëllimet tona të thella për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin tuaj, ku për fat të keq humbi jetën edhe një vajzë e re nga komuna jonë së bashku edhe me 9 fëmijë të tjerë.

Jemi të vetëdijshëm për sfidat që sjell një akt i tillë i dhunës dhe ndajmë me ju dhe qytetarët e Grazit dhimbjen e kësaj tragjedie. Vlerësojmë reagimin tuaj institucional dhe angazhimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve, pa dallim prejardhjeje.