E rëndë: Dhunohen dy të mitura në Ferizaj

- Advertisement -

Një grua në Ferizaj ka raportuar në Polici se dy vajza të mitura janë dhunuar nga dy të dyshuar të moshës madhore.

- paragrafi 1 -

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka arrestuar një të dyshuar, i cili është dërguar në mbajtje, derisa viktimat janë dërguar për ekzaminim mejkësor.

- Advertisement -

“Ferizaj, 27.09.2021 – 02:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, dy viktimat e mitura femra kosovare, janë dhunuar nga dy të dyshuar të moshës madhore meshkuj kosovarë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktimat janë dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./KidsofKosova/