E diel, 19 Janar, 2025

E rëndë: Babai nga Kamza bën për spital vajzën e tij 6-vjeçare, dyshohet se edhe e ka përdhunuar

- Advertisement1-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën e Kamzës.


Një baba 27-vjeçar ka është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka dhunuar vajzën e tij vetëm 6 vjeç.

- Advertisement -

Denoncimi për dhunë ndaj të miturës nga babai i saj në Kamëz është bërë ditën e premte nga e ëma.

Burimet thonë se gjendja shëndetësore e të miturës është e rëndë.

Ajo ka pësuar fraktura të rëndë në trup kryesisht nga goditjet e forta në gjymtyrë dhe në fundshpinë.

Blutë e komisariatit nr. 5 kanë bërë menjëherë arrestimin e babait të të miturës shtetasin R.K., 27 vjeç.

Ky i fundit është një person problematik i denoncuar disa herë nga bashkëshortja e tij për dhunë dhe agresivitet.

Denoncimi nga nëna e të miturës është bërë për dhunë fizike, ndërsa të miturës po i bëhen kontrolle mjeko-ligjore pasi ka dyshime edhe për abuzim seksual, diçka e cila nuk është konfirmuar ende.

- Advertisement -rrrrrrr

Në dëshminë e saj para bluve të Kamzës, nëna e të miturës rrëfen se kur është kthyer nga puna ka konstatuar dhunën barbare të të atit kundrejt të bijës dhe më pas ka njoftuar policinë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...