E diel, 23 Shkurt, 2025

E rëndë: 7 nxënës grekë e rrahin keq bashkëmoshatarin me origjinë shqiptare

- Advertisement1-

Ngjarje e rëndë, ose më mirë bullizëm i shfrenuar në Greqi. Shtatë nxënës grekë dhunojnë bashkëmoshatarin e tyre me origjinë shqiptare në oborrin e një shkolle profesionale.

Precedenti a ndodhur të enjten e kaluar në oborrin e një shkolle të mesme profesionale në Greqi, ku një grup prej të paktën 7 nxënësish kanë sulmuar një nxënës tjetër me origjinë shqiptare, duke e goditur vazhdimisht për disa minuta siç shihet edhe në një video që qarkullon në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Sipas një medie lokale episodi dhunës erdhi si “vazhdim” i një incidenti më të vogël, që ka ndodhur dy javë më parë dhe sërish në të njëjtën shkollë dhe ka motive raciste.

Problematika që shqetëson edhe komunitetin e mësuesve, por edhe të prindërve është fakti si si mund të ndodhin këto fenomene që marrin përmasa raciste brenda shkollave dhe se si është e mundur që në shkollën në fjalë me 700 nxënës të ketë vetëm një roje, për të gjitha ambientet e jashtme të saj, raporton TCH.

Tashmë çëshjten po e trajtojnë edhe autoritetet lokale të policisë, ndërsa priten masa konkrete për ndryshimin e ambienteve jashtëshkollore sa i përket përkujdesit për nxënësit e tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...