E hënë, 24 Shkurt, 2025

E reklamoi në TikTok, 13 vjaçarja shet 20 mijë dollarë një patatinë të vetme

- Advertisement1-

Një 13-vjeçare në Australi mori një shumë parash prej 20.000 dollarësh pasi gjeti një patatinë “Doritos” të fryrë në pakon e saj.


Ndryshe nga patatinat e zakonshme të markës “Doritos” që janë në trajtë drejtkëndëshi dhe të holla, Rylee Stuart hasi në një me formë të fryrë.

- Advertisement -

Adoleshentja postoi një video në Tik Tok për ndjekësit e saj ku shkroi “A ka vlerë kjo patatinë apo thjesht duhet ta ha. Më thoni ju lutem”.

Më pas ajo vendosi ta shiste në eBay me një çmim fillestar prej 0.99 dollarë, i cili brenda dy orësh arriti një shifër prej 5000 dollarësh dhe më pas në 20.100, por eBay ndërhyri dhe e fshiu nga faqja.

Megjithatë, ngjarja tërhoqi vëmendjen e vetë gjigantit të patatinave, pasi “Doritos” kontaktoi me Rylee dhe i dhuroi 20.000 dollarë për krijimtarinë dhe dashurinë e saj ndaj produktit të tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...