E shtunë, 22 Shkurt, 2025

“E përkrahim SBASHK-un, JO Nagavcin”

- Advertisement1-

Një ‘luftë’ e re ka nisur mes SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, konkretisht ministres Arbërie Nagavci, që në muajin shtator mund të sjellë një grevë të re në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.

SBASHK dhe kreu i saj Rrahman Jasharaj, po akuzojnë krerët e shtetit se nuk po dëshirojnë t’i takojnë që të bisedojnë për gjendjen në arsim, me fokus pagat e mësimdhënësve. Por, Nagavci është kundërpërgjigjur ditë më parë se nuk mund të takohen vetëm sa për të thënë, duke shtuar se çdo herë i kanë takuar sindikalistët.

- Advertisement -

SBASHK ndërkohë më 1 Maj organizoi një protestë, ku Jasharaj tha se nuk do të ndalen deri në realizim të kërkesave të tyre, që kryesorja është rritja e pagave të mësimdhënësve.

Gazeta Online AlbanianEducation.net ka realizuar një anketë me lexuesit për t’i pyetur se kush ka të drejtë, SBASHK apo Nagavci?

69% e lexuesve kanë thënë se SBASHK ka të drejtë.

31% e lexuesve kanë thënë se Nagavci ka të drejtë.

Nëse nuk gjendet një gjuhë e pëbashkët mes SBASHK-ut dhe Qeverisë apo Ministrisë së Arsimit, ekziston rreziku që të përsëritet greva në arsim si në vitin 2022. Dhe nëse ndodh kjo do të jenë sërish nxënësit që do të pësojnë. /AlbanianEducation.net.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...