E pabesueshme, foshnja mbijeton në zorrën e nënës

- Advertisement -

Një ngjarje e pazakontë i ka habitur të gjithë, pasi një foshnjë ka arritur të mbijetojë në zorrën e nënës, pas përpjekjes së kësaj të fundit për ta abortuar. Vogëlushja arriti të mbijetonte pavarësisht se ishte jashtë mitrës, shkruan The Sun

- paragrafi 1 -

40 vjeçarja nga Irani, ishte përpjekur të abortonte në shtëpi gjatë javës së 14-të të shtatzënisë. Por nuk funksionoi, ndërsa nëna kishte dhimbje të forta duke mos e ditur se ajo kishte një shtatzëni të rrallë abdominale.

- Advertisement -

Ajo vendosi të mos shkonte në spital pasi kishte frikë se do të ndiqej penalisht. Pas 10 ditësh u ndje më mirë, por dhimbjet filluan sërish 10 javë më vonë. Nëna, e cila nuk e kishte idenë se foshnja e saj ishte në zorrën e saj, shkoi në spital pas dy javësh të tjera.

Ajo kishte dhimbje barku, marramendje dhe humbje oreksi. Gruaja kishte humbur 3 kg brenda dy javësh dhe vuante nga anemia, megjithëse shenjat jetësore ishin të qëndrueshme. Ajo hyri në sallën e operacionit dhe solli në jetë foshnjën – e cila peshonte 800 gram, shkruan abncews.al

Foshnja nuk kishte probleme shëndetësore pavarësisht se ishte zhvilluar në vendin e gabuar. Vogëlushja ka arritur të qëndrojë në qeskën amniotike pas shkëputjes nga mitra.

- Advertisement -

Shtatzënia abdominale është një gjendje e rrallë dhe në vendet ku aborti është i paligjshëm, pacientët me status të ulët socio-ekonomik janë të prirur të veprojnë në fshehtësi.