Pas 21 gabimeve në një shkrim për botimin e një libri të ri, anëtari korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, Arsim Bajrami, e ka shkruar gabimisht edhe shkurtesën e këtij institucioni.
Bajrami shpërndau një kumtesë të publikuar në “Facebook” nga anëtari i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, Muhamedin Kullashi, përmes së cilës Seksioni i Shkencave Shoqërore distancohet nga dokumenti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” dhe për të cilin thotë se është i kryetarit Mehmet Kraja.
Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, shkroi disa fjalë mbi shkrimin e shpërndarë të Kullashit. Mbase më mirë të mos i kishte shkruar fare.
Profesori Bajrami nuk e shkroi si duhet vetë shkurtesën e institucionit më të lartë të shkencës në Kosovë. Ai shkroi “Vendim unanim i Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASAHAK-ut.” / NACIONALE /