E premte, 20 Shtator, 2024

E motivuar nga nxënësit, mësuesja nga Ferizaj po lufton me sëmundjen e rëndë

- Advertisement1-

E kishte një ëndërr qëkur ishte e vogël, por frikën se si do të pranohej në rrethin shoqëror gjithnjë e kishte pas vetes.

Vajza nga Sallahanja e Ferizajt, e mençur dhe e zonja, Indra Jashari, nga komuniteti rom, para 7 vjetëve, pikërisht në ditën e mësuesit arriti ta bënte realitet ëndrrën e saj. Ajo u punësua në një nga shkollat e Ferizajt për të dhënë mësim plotësues.

- Advertisement -

Vite më parë, nxënësit e Ferizajt kishin mësuar edhe gjuhën rome nga Indra, por projekti nuk zgjati shumë.

Ajo thotë se komunitetet e tjera në Kosovë kanë paragjykime, por i mëson brezat e ardhshëm të mos ta bëjnë të njëjtën gjë.

Megjithëse po e bën punën që ka dashur gjithmonë, në të njëjtën kohë Indra po kalon një sfidë të vështirë duke u përballur me një sëmundje të rëndë.

“Jam duke e ndier veten mirë edhe pse po luftoj me një sëmundje jo të lehtë, pasi jam diagnostikuar me kancer të gjirit në muajin dhjetor. Kam filluar diçka krejt spontanisht, por që kisha mbërri deri në këtë fazë asnjëherë s’e kisha menduar. Shkova gradualisht nga një mjek i thjeshtë deri tek ai më i miri. Jo që s’kam dasht ta pranoj, por ta verifikoj a është e saktë a jo. Kam qenë edhe në Maqedoni. E mbaj mend si sot që më thanë që je diagnostikuar, dhe pata emocion të papërshkruar…” ka thënë ajo.

Gjatë kohës së terapisë, Indra nxënësit e saj ua beson kolegëve të saj nga të cilët ka mbështetje.

Indra thotë se nxënësit janë forca më e madhe që po e shtynë atë t’i kryejë të gjitha terapitë në mënyrë që sa më shpejt të kthehet tek ta shëndoshë e mirë.

- Advertisement -rrrrrrr

Për marrëdhënien e mirë që ka krijuar Indra me nxënësit e saj vërehet qartë.

Shkolla “Tefik Çanga” është shembull i gjithëpërfshirjes e mosdiskriminimit ku japin mësim e mësojnë bashkë fëmijë nga të gjitha komunitetet. /KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...