E moshuara nga Gjilani: Nuk kam shtëpi, paratë nuk më dalin as për barna

- Advertisement -

Është mjaft mirëpritëse, por Magdalena Isufi nga Gjilani po jetojnë ne një gjendje jo të mirë.


69 vjeçares po i mungojnë edhe gjërat elementare për jetesë.

- Advertisement -

Madje as objekti ku po rrinë tani nuk është i tyre.

Magdalena Isufi, zonja e shtëpisë: ” Banes s’kena, shpi s’kena, tok s’kena, veç qito që janë qitu qe na kanë dhenë hallku”.

- Advertisement -

Zonja e shtëpisë po vuan edhe nga shëndeti i ligë dhe të hollat që po i qarkullojnë gjatë muajit nuk po i mjaftojnë as për barna.

Mirëpo arsyen se përse kjo familje nuk posedon asistencë sociale e thotë drejtori i kësaj qendre.

Demush Mehmeti,:”Pengesë për asistencë sociale është se ajo familje dy antarëshe kanë të hyra, pa e përjashtuar dhe mundësinë se djali ka problem shëndetësore dhe merr pagën invalidore”.

Mehmeti gjithashtu shtoi se çështja e banimit është përgjegjësi e komunës.