E diel, 23 Shkurt, 2025

E konfirmon shkenca: Shqiptarët dhe gjuha shqipe, autoktonë prej 6 mijë vitesh

- Advertisement1-

Populli shqiptar dhe gjuha shqipe, kanë një lashtësi që shkon të paktën 6 mijë vjet dhe janë autoktonë në këto troje.

Këtë konkluzion e nxjerr studimi shkencor i revistës amerikane Sciene që mban firmën e 33 shkencëtarëve të universiteteve më prestigjioze.

- Advertisement -

Në këtë studim vlerësohet se tre janë gjuhët më të vjetra indo- europiane që fliten ende, ku Shqipja, është një ndër to, krahas armenishtes dhe greqishtes. Në të specifikohet edhe koha e lindjes së gjuhëve indo europiane e cila shkon 8000 mijë vite më parë, ndërsa degë të saj më të vjetra janë ruajtur pikërisht në këto vende.

Veç studimeve gjuhësore kompjuterike, kërkimi është mbështetur edhe me studimin e AND-së, rezultatet e të cilave kanë vërtetuar këtë fakt, vjetërsinë e popullsisë dhe rrjedhimisht atë të gjuhës në këto troje.

Konkluzionet dolën pas u analizuan 52 gjuhë historike dhe 109 gjuhë moderne përgjatë këtij studimi, që e çon më larg se sa ç’ishte menduar krijimin e gjuhëve indo-europiane, me orgjinë fillestare në jug të Kaukazit.

Kampioni i përzgjedhur për studim, prezanton një grup të ri të dhënash, që përjashton mospërputhjet dhe studimet nga e kaluara. Megjithëse lashtësia e gjuhëve gjithmonë do të krijojë debat në qarqet shkencore, artikulli është dhe një zë i fortë mbi prejardhjen e gjuhës shqiptare.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...