E konfirmon Qeveria: S’ka paga për ata që nuk kanë punuar

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët.

- paragrafi 1 -

Kështu tha zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

- Advertisement -

Kryeziu tha se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, tha Kryeziu.