E diel, 19 Janar, 2025

E konfirmon Pupovci: Sistemi i vlerësimit të mësimdhënësve do të pësojë ndryshime

- Advertisement1-

Deri në fund të vitit pritet që sistemi i vlerësimit të mësimdhënësve në Kosovë të pësojë ndryshime dhe të rregullohet me Ligj, pasi deri më tani, ka pasur shumë mangësi.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci.

- Advertisement -

Pupovci, ka thënë për Radio Kosovën, se kjo çështje është duke u rregulluar me ligj, pasi që sistemi aktual i vlerësimit të performansës së mësimdhënësve, nuk është efektiv. Pupovci bëri të ditur së Ministria e Arsimit e ka në programin qeverisës rishikimin e këtij sistemi.

“Kjo çështje tashmë është duke u rregulluar edhe me ligj. Mirëpo, ne kemi vërejtur që gjatë kësaj periudhe sistemi aktual i vlerësimit të performansës së mësimdhënësve nuk është efektiv, sepse bëhet vetëm një herë në pesë vjet dhe bëhet nga ana e inspektoratit të arsimit, i cili thjesht nuk ka kapacitet që ta bëjë një vlerësim të tillë për 23 mijë mësimdhënës, sa janë afërsisht në Kosovë”, tha zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...