E konfirmon Murati: Do të procedojmë me listat e pagave

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka lënë të kuptohet se do të procedohen pagat për sektorin publik, megjithëse nuk ka treguar nëse kjo do të ndodhë të hënën.

- paragrafi 1 -

“Edhe do të procedojmë me lista, megjithatë ligji duhet të zbatohet. Ligjet që janë në fuqi duhet të zbatohen, ne patjetër që do të ndërmarrin hapa ndaj atyre që nuk e zbatojnë ligjin”, ka deklaruar ai, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Murati ka fajësuar kuvendet komunale për mos korrigjime të listave.

“Ka qenë një papërgjegjshmëri nga ana e Kuvendeve Komunale, listat në kohë të rregullt dorëzohen me datë 10, nëse ka nevoje për korrigjime hapen dhe korrigjohen”, ka deklaruar ai.