E konfirmon Ministria e Arsimit: Viti i ri shkollor fillon më 1 shtator – s’do të ketë shtyrje

- Advertisement -

Viti i ri shkollor 2023/24 do të fillojë më datën 1 shtator.

- paragrafi 1 -

Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Edona Kutleshi-Maliqaj konfirmoi për Telegrafin se procesi mësimor do të fillojë më datën 1 shtator ( e premte).

- Advertisement -

“Viti i ri shkollor do të nis më datën 1 shtator, nuk do të ketë shtyrje. Së shpejti edhe ministrja do ta nënshkruajë udhëzimin administrativ “, tha ajo.

Ndryshe, viti shkollor 2022/23 ishte përmbyllur në muajin qershor, viti i kaluar shkollor ishte karakterizuar me protesta dhe disa pakënaqësi nga ana e mësimdhënësve.

SBASHK kishte pasur disa here ankesa drejtuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.