E konfirmon Kurti: Paga e 13 do të jepet në pranverë

- Advertisement5 -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme për buxhetin, deklaroi se buxheti i prezantuar arrin afër 4 miliardë euro, me rreth 1 miliard euro për investime kapitale.

- paragrafi 1 -

Sipas tij, risi është paga e 13 për punëtorët e sektorit publik, e cila sivjet do të jepet në pranverë.

- Advertisement - M1

“Zotimet e thëna në fushatën e fundit, natyrisht që janë të përmbledhura në ekspozenë e datës 1 shkurt ku u rizgjodha kryeministër, por para se ajo ekspoze të shndërrohet në buxhet të ri, duhet të vije të ju programi qeveritar. Do të ishte jonormale, që ne këtu të sjellim buxhet në përputhje me ekspozenë, pa e sjell paraprakisht programin qeveritar”.

“Rendi është kështu premtimet në fushatë, ekspozeja, programi qeveritar dhe më p;astaj rishikimi i buxhetit. Në këtë buxhet që kemi prezantuar natyrisht që kryefjala është shifra prej afër 4 miliardë euro, ku rreth 1 miliardë euro janë buxhetuar për investime kapitale”.

“Natyrisht risi, por tashmë e paralajmëruar e këtij buxheti është paka e 13-të e punëtorëve të sektorit publik, pra kush punon 12 muaj në sektorin publik i merr 13 paga dhe kjo sivjet nuk do të jetë në fund të vitit por në pranverë”, ka thënë Kurti.