E kishte mbajtur të fshehtë, aktorja e famshme bëhet nënë për herë të parë

- Advertisement -

Emmy Rossum është bërë nënë për herë të parë.


Aktorja 34 vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Sam Esmail, kanë mirëpritur së bashku një vajzë.

- Advertisement -

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

“Më 24 maj 2021, në një të hëne me diell në orën 8:13 ne mirëpritëm vajzën tonë në këtë botë”, ka shkruar ajo.

Ylli amerikan po ashtu ndau një tjetër imazh në Instagram me përshkrimin, “Dy javë para se të lindte vajza ime”.

- Advertisement -

Rossum ndërkohë e kishte të mbajtur të fshehtë periudhën e shtatzënisë.

Disa nga yjet ndanë urimet e tyre në pjesën e komenteve:

“Urime”, tha Emily Ratajkowski.

“Urime Emmy”, shtoi Shay Mitchell.

Ylli i “Shameless” filloi takimet me Esmail në vitin 2013. Ata u fejuan në 2015 dhe u martuan në 2017.