E hënë, 20 Janar, 2025

E kishte dëshirë që në fëmijëri, shqiptari nga Kosova i vendos djalit emrin Gjergj Kastrioti

- Advertisement1-

Kastriot Thaçi, një shqiptar nga Kosova që jeton prej vitesh në Gjermani ka tre fëmijë, një vajzë dhe dy djem, njërit prej të cilëve i ka vendosur emrin Gjergj Kastrioti.

Pas këtij vendimi qëndron historia e heroit tonë kombëtar.

- Advertisement -

Në një lidhje me Skype për emisionin Abc-ja e mëngjesit, babai i vogëlushit 7-vjeçar tha se ka qenë dëshira e tij që nëse do të bëhej ndonjëherë baba i një djali, t’i vendoste emrin e figurës më unifikuese për shqiptarët.

“Ka qenë një frymëzim që kur kam qenë i vogël historia për Skënderbeun. Pastaj gjatë shkollës, ne si fëmijë në Kosovë i kemi pasur gjithmonë këto çështjet patriotike dhe e kam pasur si ide që kur të bëhem baba t’ia vendos emrin djalit Gjergj.”, tha ai.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...