“E keqja duhet të ndalet”, ministrja Nagavci vjen me një paralajmërim të fortë

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci, beteja me keqpërdorues në proces të përzgjedhjes dhe botimit të teksteve shkollore nuk do të ndalet.

- paragrafi 1 -

Nagavci thotë se si përgjigje të shpejtë, ka kërkuar auditim të brendshëm mbi kriteret e përzgjedhjes së recensentëve, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, procedurat e vlerësimit të dorëshkrimeve dhe materialeve mësimore deri në procesin final të botimit të këtyre teksteve.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Beteja me keqpërdorues në proces të përzgjedhjes dhe botimit të teksteve shkollore nuk do të ndalet. Hap pas hapi deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe shpërdorimeve drejt qëllimit të përbashkët për tekste shkollore më cilësore.

Si përgjigje të shpejtë, kam kërkuar auditim të brendshëm mbi kriteret e përzgjedhjes së recensentëve, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, procedurat e vlerësimit të dorëshkrimeve dhe materialeve mësimore deri në procesin final të botimit të këtyre teksteve.

- Advertisement -

Gjetjet e Auditorit janë shqetësuese! Vlerësimi i teksteve të reja shkollore të hartuara dhe botuara për vitet 2018-2019 është zhvilluar me shumë parregullsi ligjore, administrative e profesionale. Menjëherë, më 01 korrik 2022, këto gjetje i kam dorëzuar në Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës.

Shndërrimi i botimit të teksteve shkollore në mundësi përfitimi ilegal për grupe të ndryshme të interesit ka ndikuar negativisht në tërësi procesin dhe cilësinë e teksteve shkollore. I bëj thirrje Policisë dhe Prokurorisë që të trajtojnë me prioritet gjetjet e Auditorit.

Keqpërdorimet nuk mund të ngelin të pandëshkuara. Keqpërdorimet në arsim kanë ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e fëmijëve tanë.

Kjo është përgjegjësi e të gjithëve dhe në veçanti e organeve të drejtësisë.

E keqja duhet të ndalet!