E shtunë, 22 Shkurt, 2025

E keni ditur? Zyrtarisht në shumicën e shteteve të botës, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori

- Advertisement1-

7 marsi në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare festohet si Dita e Mësuesit, por shumë shtete të botës, Ditën e Mësuesit e festojnë në data të ndryshme.

Zyrtarisht në shumicën e shteteve të botës, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori.

- Advertisement -

Për herë të parë kjo datë u shënua më 1994, për nder të rekomandimeve të UNESCO-s mbi statusin e mësuesve që është një instrument standard ku adresohet situata në të cilën gjenden mësuesit në gjithë botën.

Tema e kësaj dite për 2024 është “Vlerësimi i zërave të mësuesve: drejt një kontrate të re sociale për arsimin”, e cila na kujton pasionin që mësuesit sjellin në profesionin e tyre çdo ditë, duke bërë gjithçka që duhet për të ndikuar pozitivisht në jetën e nxënësve të tyre.

Dita Botërore e Mësuesit paraqet një shenjë të rëndësishme të ndërgjegjësimit, të të kuptuarit dhe të vlerësimit që shfaqet për kontributin vital që mësuesit i dhurojnë arsimit e zhvillimit të shoqërisë ndër vite.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....