E diel, 23 Shkurt, 2025

‘E ka pasur emrin Boni’, qytetari denoncon se një mësues jep mësim edhe pse është i akuzuar për trafik droge

- Advertisement1-

Një qytetar ka denoncuar se një mësues, që jep mësim në një shkollë 9-vjeçare, ka qenë i dënuar më herët për trafikim të lëndëve narkotike në Angli.

Sipas tij, shtetasi i identifikuar si Shaban T. është person me precedent të mëparshëm penal.

- Advertisement -

“Kam bërë një denoncim me shkresë në Ministrinë e Arsimit në nëntor dhe akoma nuk kam marrë asnjë përgjigje. Shabani ka qenë në Angli, është dënuar për lëndë narkotike, ka bërë dy vite burg. Në 2017 ka ardhur në Shqipëri dhe na i jep mësim fëmijëve. E ka pasur emrin Boni, identitet fallco. Në 2010 ka shkuar në Angli. Kam foto, ia kam treguar dhe Ministrisë së Arsimit”.

Ai thotë se është i sigurt dhe ka fakte, pavarësisht se nuk paraqet asnjë të tillë para gazetarëve.

Ndërkohë, për gazetarin e “Shqipëria Live” ka reaguar vetë shtetasi Shaban T., që mohon të ketë qenë i dënuar në Angli.

“Është e pavërtetë. Kam dokumentacion. Kam më shumë se një vit që punoj në këtë shkollë. Ai personi që ka bërë këtë padi, të mbajë përgjegjësi”.

Mësuesi tregon se ka emigruar drejt Anglisë, por në asnjë raste nuk është përfshirë në veprimtari penale.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...