E premte, 13 Dhjetor, 2024

E habitshme: Gjyshja 80-vjeçare bën patinazh

- Advertisement1-

Një gjyshe ruse, e cila jeton e vetme buzë liqenit Bajkal në Siberi, e ka ruajtur për dekada me radhë pasionin e saj për patinazhin, edhe pse është thuajse 80 vjeç.

Lyubov Morekhodova, emri i së cilës në rusisht do të thotë “Dashuri”, i përdor çdo ditë patinat, të cilat kanë pak a shumë moshën e saj. Ato ia ka dhuruar babai, Nikolai Morekhodov, kur ishte vetëm një fëmijë.

- Advertisement -

“I përdor për shumë gjëra patinat, për punë dhe argëtim. Me to kujdesem edhe për lopët”, thotë Morekhodova.

Familja e saj ka jetuar gjithmonë buzë liqenit, që është më i madhi në botë me ujë të ëmbël. Kur ishte fëmijë ajo shkonte në shkollë me patina, ndërsa sot i përdor ende. Gjithë jetën ajo ka punuar në një fabrikë të prodhimit të makinerive të rënda. Edhe tani ajo vijon të bëjë një jetë të thjeshtë, bashkë me lopët, pulat dhe qentë e saj.

“E dua jetën, natyrën dhe njerëzit”, thotë Morekhodova, teksa tregon aftësitë e saj si patinatore mbi ujin e ngrirë të Bajkalit.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sa Flamura, Nëntora e Vlora i ka Kosova?

28 nëntori i 1912-tës solli Pavaësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria...

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...