A e dini se heronjtë jo gjithmonë vishen me një kostum superhero? Një hero mund të vishet dhe të jetë si ne.
Secili mund të jetë një hero, jo domosdoshmërisht të shpëtojë jetën, por ne mund të jemi heronj në mënyrën tonë.
“Një hero është një njeri që bën atë që mundet” – Romain Rolland
A e dini se heronjtë jo gjithmonë vishen me një kostum superhero? Një hero mund të vishet dhe të jetë si ne. Secili mund të jetë një hero, jo domosdoshmërisht të shpëtojë jetën, por ne mund të jemi heronj në mënyrën tonë. Por a e dini se heronjtë janë të vështirë për t’u gjetur?
Por unë e gjeta heroin tim dhe është një mësuese.
Mësuesja ime është një heroinë për shkak se më mëson shumë. Është përkrahëse dhe shumë e sinqertë. Është shumë e bukur dhe është kënaqësi të jesh me të. Ndonjëherë është si nëna ime, sepse është dikush që mund të më kuptojë. Ajo është si një yll natën që udhëheq rrugën time që të mos humbas dhe të bëhem një njeri më i mirë. Gjithmonë na mëson. Si një hero, mësuesja ime më ndihmon sa herë që kam probleme, veccanërisht në matematikë. Hero është dikush që i ndihmon njerëzit.
Megjithëse tani jam në shkollë të mesme, ajo ende më kushton kohë dhe vëmendje, madje më ftoi me mikun tim në shtëpinë e tyre për të ngrënë, sepse për mua një hero është dikush që nuk ndryshon. Më pëlqen shumë mësuesja ime. Për mua, ajo është mësuesja më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Mbaj mend që një herë gjatë kohës që po mësoninim një temë të re, unë isha shumë i trembur, ajo më përqafoi më ngushëlloi dhe tha që ju mund ta bëni këtë. Ajo është mësuesja e vetme që më ka përqafuar vetëm për të më ndihmuar të qetësohem në një ccast të vështirë. Pavarësisht gjithcckaje, gjithmonë më ka inkurajuar. Kjo është gjëja më e mirë që ka mësuesja ime. Ajo i nxit nxënësit e saj dhe i ndihmon ata të nngrihen pas ccdo pengese. E admiroj për këtë. E di se të qenit mësues është me të vërtetë e vështirë sepse gjithmonë do të takoni njerëz me fytyra dhe qëndrime të ndryshme që mund t’ju bëjnë të lodhur. Megjithëse ky është rasti i saj, ajo gjithmonë na jep kohë të lirë për të biseduar dhe për të treguar si jemi, ndihemi apo për ccfarë kemi nevojë. Ajo është me të vërtetë një person pozitiv. Është aq miqësore jo vetëm me mua, por edhe me të tjerët. Gjithmonë buzëqesh dhe qesh kur themi një shaka. Nuk mund të jetë si ato superheronj në televizion të cilët kanë superfuqi, por për mua ajo nuk është vetëm një superhero, por një mike që mund t’i besosh në ccdo kohë. Gjithmonë do të jetë superhero për mua dhe mësuesja më e mirë në botë.
Të gjithë mësuesit mund të jenë një hero në qoftë se ata kanë vendosmëri, durim, guxim dhe përkushtim për të punuar dhe frymëzuar nxënësit. Një hero nuk është vetëm i famshëm dhe i shikuar në televizion sepse mund të jeni hero në mënyrën tuaj të thjeshtë.
(Portali Shkollor)