Producenti Turjan Hysko është një ndër emrat më të njohur të showbiz-it shqiptar, i cili njihet për formatet e tij të suksesshme televizive, me të cilat arrin të fiksojë të gjithë shqiptarët para ekranit.
Mirëpo, jeni kuriozë të dini si dukej Turjani para se të bëhej kaq i njohur?
Vetë producenti ka ndarë në Instastory një foto të tijën të vjetër, kur ishte në moshë shumë të vogël. ‘’Vizionar’’ ka shkruar Turjani sipër kësaj foto bardh e zi, e cila nga veshja duket të jetë realizuar gjatë stinës së dimrit.
E nostalgjia për fëmijërinë duket ta ketë kapur gjersa së shpejti po pret të bëhet baba, pasi bashkëshortja e tij, Orinda Huta është në pritje të ëmbel me fëmijën e tyre të parë. Ditë më parë çifti kanë zbuluar se gjinia e bebit është vajzë dhe janë shumë të lumtur.